Këngëtari i ri nga Gjilani, Granit Ismajli, është duke përjetuar një verë të jashtëzakonshme suksesi, duke u shndërruar në një nga emrat më të kërkuar për dasma dhe ahengje familjare në rajonin e Anamoravës.
Edhe pse vetëm 27 vjeç, Graniti ka fituar zemrat e shumë dashamirëve të muzikës me zërin e tij të veçantë dhe interpretimin e ndjeshëm të këngëve qytetare. Ai tashmë ka publikuar dy albume me këngë të ripërpunuara, të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku.
Me një përvojë te madhe në skenën muzikore, Ismajli nuk është vetëm këngëtar, por edhe tekstshkrues dhe producent muzikor, duke dëshmuar se pasioni dhe përkushtimi i tij ndaj muzikës janë të gjithanshme.
Për këtë sezon dasmash, Graniti është një nga artistët më të angazhuar, duke sjellë atmosferë dhe emocion në çdo ndejë ku performon. Ai shprehet mirënjohës për mbështetjen dhe besimin që i kanë dhënë shumë familje për të qenë pjesë e momenteve të tyre më të rëndësishme.
“I falënderoj të gjitha familjet të cilat ma kanë besuar gazmendin e tyre që të jem prezent me muzikën time. Gjithmonë do të jem në shërbim të tyre, që dasmat e tyre të mos harrohen kurrë”, është shprehur këngëtari.
Granit Ismajli po vazhdon të shkëlqejë në skenën muzikore vendore, duke e bërë emrin e tij sinonim të atmosferës së paharruar në çdo dasmë.