Postim i këshilltares komunale, Gresa Avdiu
Sot, në seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, kërkova që të përgatitet një adresim zyrtar në emër të Kuvendit Komunal, lidhur me mospranimin e mjekëve në specializime në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Kjo është një padrejtësi ndaj mjekëve të rinj dhe rrezikon cilësinë e shërbimeve shëndetësore në komunën tonë, e poashtu në tërë Anamoravën. Spitali ka nevojë për kuadro të specializuar. E ardhmja e shëndetësisë nuk mund të ndërtohet pa ta.
Javën e ardhshme, kjo çështje do t’i adresohet zyrtarisht Ministrisë së Shëndetësisë nga ana e Kuvendit Komunal.