Ismajl Kurteshi
Greva e Arsimit
Grevën që nuk e deshën dhe vet mësimdhënësit erdhi
si rezultat i keqqeverisjes
Sikur Qeveria t’i kishte vu në jetë vetëm dy pikat e para të REZOLUTËS për arsimin të aprovuar para dy viteve në Kuvendin e Kosovës si që janë:
1. Rritja e Buxhetit për arsim dhe menaxhimi i drejt i tij.
2. Rritjen e llogaridhënies, monitorimit dhe vlerësimit të performansës.
Sot arsimi nuk do të ishte këtu ku është.
Sikur Qeveria të mos i rriste rrogat e veta dhe të disa sektorëve, pa asnjë analizë paraprake, që me të drejt nxiti reagimin e shumë sektor të tjerë, përfshi këtu edhe sektorin e arsimit, nuk do t’i krijonte pakënaqësitë që i ka krijuar.
Sikur Qeveria të mos i injoronte shqetësimet e SBASHK-ut, dhe të përpiqej t’i zgjidh ato me kohë, sot nxënësit nuk do të mbeteshin në shtëpitë e tyre.
Pra siç po shihet, shkaktar i vërtet i grevës është Qeveria e Kosovës.
Është detyrë e Qeverisë dhe e Sindikatës së Arsimit që pa vonesë ta gjejnë një zgjidhje të arsyeshme, që nxënësve do t’jua hapin pa vonesë dyert e shkollave të tyre.