Lumi vazhdon edhe për dy vite me DRITËN
Klubi FC DRITA dhe Hamdi Namani-Lumi kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite të tjera.
Namani është pjesë e klubit tani e tri vite, ku deri më tani ka zhvilluar 103 ndeshje zyrtare në tri kompeticione dhe ka shënuar 18 gola.
FC DRITA i dëshiron suksese Namanit në rrugëtimin e mëtejmë.