Futboll

Hamdi Namani i SC Gjilanit ka pësuar rupturë të ligamentit medial kolateral (MCL)

Komunikatë | Gjendja shëndetësore e futbollistit Hamdi Namani

Sport Club Gjilani njofton se futbollisti Hamdi Namani ka pësuar një lëndim në regjionin e gjurit gjatë ndeshjes ndaj Prishtinës.

Pas kontrolleve dhe ekzaminimeve mjekësore të kryera, është konfirmuar se Namani ka pësuar rupturë të ligamentit medial kolateral (MCL).

Si pasojë e këtij dëmtimi, ai do të jetë në fazën e trajtimit dhe rikuperimit për një periudhë të caktuar kohore, sipas protokollit mjekësor.

Klubi do të vazhdojë ta mbështesë Namanin maksimalisht gjatë procesit të rehabilitimit dhe njëherit i urojmë shërim sa më të shpejtë.

Zyra për komunikim dhe informim,
25 Shkurt, 2026

You Might Also Like