Gjilan

Handikos në Gjilan shpërndan tableta për fëmijët me aftësi të kufizuara

Gjilan, 18 dhjetor 2020 – Organizata për trajtimin e personave me aftësi të kufizuara Handikos në Gjilan, ka shpërndarë sot gjashtë tableta për nxënësit, duke iu ofruar mundësi komunikimi online në kohë pandemie.

Fatmir Shrudhani, menaxher i Handikos, ka falënderuar Komunën e Gjilanit dhe UNICEF për mbështetjen e madhe të ofruar.

“Sot po i shpërndajmë gjashtë tableta për fëmijët me çanta shkollore, të mbushura me material shkollorë. Në Gjilan janë përfshirë në arsim 142 fëmijë me aftësi të kufizuara, prej të cilëve fal mbështetjes së Komunës e UNICEF, janë pajisur me tableta 63 nxënës. Këto pajisje kanë krijuar një mundësi të mirë për komunikim në këtë situatë pandemie”, tha Shurdhani.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe nënkryetari për komunitete i Gjilanit, Kadir Hysein, drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Selami Xhemaili dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, të cilët janë shprehur se solidariteti me këta persona do të vazhdojë edhe në të ardhmen, për t’ua lehtësuar shkollimin.

You Might Also Like