Drejtori i shkollës “Gjon Sereçi” ne Mogille Hasan Rashiti, më 02 gusht të këtij viti përmbyllë karrierën e tij në institucionet publike duke dalë në pension.
Kontributi i tij në institucionet arsimore dhe komunale përfshin disa dekada të tëra pune dhe përkushtimi. Karrierën e tij e nisi në vitin 1983 në Komunën e Vitisë, ku punoi deri në vitin 1990.
Pas largimit nga puna gjatë periudhës së represionit politik, Rashiti vazhdoi angazhimin e tij si profesor në shkollën e mjekësisë “Asllan Elezi”, paralelja e ndarë në Pozharan.
Pas përfundimit të luftës, në vitin 2000, ai u rikthye në Komunën e Vitisë ku shërbeu në disa sektorë të rëndësishëm, si në Shërbimin Profesional të Kuvendit, në Shërbimet e Përbashkëta, në Drejtorinë për Kulturë, si dhe në Zyrën për Informim.
Në vitin 2010, Hasan Rashiti u transferua në Komunën e Kllokotit, ku mbajti funksione kyçe si drejtor për Bujqësi dhe më pas si nënkryetar i Komunës për Çështje të Komuniteteve.
Aziz Zuka