Gjilan

Haziri: Dëshmorët, heronjtë, martirët dhe kryengritësit e Karadakut e Gollakut dhanë vulën e historisë për këto ditë të bardha

Gjilan, 28 nëntor 2018 – Institucionet komunale në krye me Lutfi Hazirin, kanë bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve në nderim të jetes dhe vepres se tyre heroike.

“Ky 28 nëntor shënon gjithcka që lidhet me vitin e madh të Skënderbeut, që në Gjilan i është dedikuar edhe 40-vjetorit të Rexhep Elmazit, 80-vjetorit të biblitekës së qytetit e 45 –vjetorit të Radio Gjilanit. Natyrisht, mbetetet sublimim i këtij viti të madh 50-vjetori i demostratave për flamur, për të drejta për liri dhe barazi”, ka thënë pas homazheve kryetari Lutfi Haziri.

Ai theksoi se dëshmorët, heronjtë, martirët dhanë vulën e historisë për këto ditë të bardha.

“Sot Gjilani është më mirë se vitin e kaluar dhe do të vazhdojmë t’i respektojmë  dëshmorët, heronjtë, martirët dhe kryengritësit e mëdhenj të Karadakut dhe Gollakut, të cilët dhanë vulën e historisë për këto ditë të bardha. Do të vazhdojmë edhe me aktivitete të tjera në shenjë nderimi”, tha Haziri.

You Might Also Like