Gjilan, 29 nëntor 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur në një takim pune komandantin e ri të KFOR-it amerikan në Kosovë, Roy J. Macaraeg, me të cilin kanë biseduar për sigurinë publike në Gjilan dhe për bashkëpunimin në projekte të përbashkëta gjatë të ardhmes ku do të jenë të kyçura dy nivelet e institucioneve.
Kryetari Haziri ka thënë se me KFOR-in kemi bashkëpunim të veçantë në të gjitha aktivitetet e përbashkëta dhe ky bashkëpunim do të jetë edhe gjatë të ardhmes në projekte që kanë lidhshmëri të drejtpërdrejtë, me qëllim të ruajtjes dhe krijimit të plotë të sigurisë publike.
“Uroj komandantin e KFOR-it, Roy J. Macaraeg, i cili ka marrë detyrën e re të udhëheqjes me komandën e KFOR-it amerikan në Kosovë dhe me këtë rast ka ofruar bashkëpunimin e plotë në të gjitha fushat e sigurisë publike dhe njëkohësisht edhe në projekte të përbashkëta që kanë të bëjnë me komunitetin, duke përfshirë lirinë e lëvizjes, promovimin e rëndësisë që ka siguria që nga shkollat e deri në shoqëri në përgjithësi”, ka potencuar kryetari Haziri.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjithashtu ka falënderuar edhe komandantin e deritanishëm, i cili ka qenë bashkëpunues shumë i madh, njëkohësisht ka potencuar se projektet e përbashkëta me komunitetin, vetëdijesimin e të rinjëve, preventivën dhe dialogun e promovimin e raporteve të mira ndërfetare e ndëretnike.
Komandanti i KFOR-it amerikan në Kosovë, Roy J. Macaraeg, ka potencuar se detyra e tij ka lidhshmëri të madhe edhe me bashkëpunimin me institucionet lokale për të krijuar klimë të mirë të sigurisë dhe bashkëpunim të ndërsjelltë.
Macaraeg ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin e ofruar që në fillim të takimit të parë dhe ka garantuar se KFOR-i do të jetë në nivelin e lartë të detyrës për të ofruar sigurinë publike, sipas misionit që ka në Republikën e Kosovës me qëllim që të gjithë qytetarët pa dallime fetare, etnike etj., të kenë trajtim të njëjtë.