Gjilan

Haziri: Dikujt po i pëlqen përhapja e lajmeve të rreme

Në kohën kur Kosovës po i vijnë “selame” jo fort të mira nga miqtë ndërkombëtarë, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me heqjen e taksës prej 100 përqind për mallrat e Serbisë, nëpër “mediume” po përhapen lajme nga më të ndryshmet e njëri ndër to që kishte vërshuar dje disa nga portalet kosovare ishte ai i “takimit” të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me Lutfi Hazirin, kryetar i Gjilanit dhe nënkryetar i LDK-së.

Një gjë të tillë në mënyrë kategorike e ka mohuar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka theksuar se ishte ky një lajm i rremë, ngase siç ka pohuar ai gjatë ditës së djeshme ai ishte në fshatin Pogragjë.

“Është ky një obstruksion që dikujt po i pëlqen”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, që ka shtuar se ai është nënkryetar i LDK-së dhe se është i thirrur që të jetë pjesë i takimeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me partinë, por lajmi si ai i djeshëm, ka qenë i rrejshëm, ka përfunduar Haziri.

You Might Also Like