Gjilan

Haziri e Hajrullahu diskutojnë për projektet zhvillimore të Gjilanit

Gjilan, 12 qershor 2019 –  Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune këshilltarin politik të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Enver Hajrullahu, i cili është edhe asambleist i Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Gjatë takimit është biseduar me disa projekte zhvillimore të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

Në takim u tha se projekt me prioritet për Gjilanin është hapja e pikës doganore Kosovë- Maqedoni Veriore, në Stanqiç, rruga që kalon përmes Zhegrës dhe që lidhë Gjilanin me Kumanovën, derisa u konfirmua se së shpejti do të do të tenderohet rruga e vjetër e Kumanovës që e lidhë Zhegrën dhe Gjilanit.

Projekt tjetër me rëndësi që u diskutuar në takimin e kryerit Haziri dhe këshilltarit Hajrullahu, është Zona Ekomomike në Gjilan, që është mbështetje e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sikurse edhe mbështetja me mjete bujqësore nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, rruga që lidhë Stubllën me Zhegrën, gjegjësisht me rrugën e Kumanovës dhe projektin e kanalizimit dhe shtratit të lumit në Zhegër.

Përndryshe, Enver Hajrullahu njihet si njeriu që angazhohet shumë në nivel qendror për të sjellë projekte për Gjilanin.

You Might Also Like