Gjilan

Haziri e Kelmendi paralajmërojnë fillimin e projektit për zhvendosjen e UKZ “Kadri Zeka” në kampusin universitar

Pas takimit që pati sot në zyrën e tij dhe takimit me përfaqësuesit e bizneseve gjilanase, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi kanë vizituar sot Universitetin Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, ku janë pritur nga rektori Bajram Kosumi.

 

Kryetari Lutfi Haziri ka thënë me këtë rast pas vendimit për regjistrimin e pronave nga Qeveria e Kosovës, pritet që ta ndaj tokën për kampusin e Universitetit “Kadri Zeka”, sipas kërkesës së Komunës së Gjilanit, e cila ka kaluar edhe në Kuvend Komunal, duke shtuar së më pas grupet e përbashkëta punuese do të vazhdojnë me impementimin e projektit për zhvendosjen e UKZ në kampusin universitar.

 

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ka thënë se tani kur kemi miratuar vendimin për regjistrimin e pronave, janë krijuar kushte që shteti, me një vendim qeveritar, t`i destinojë këto prona për nevojat e Komunave dhe të institucioneve tjera përkatëse, siç është rasti me kampusin e Universitetit “Kadri Zeka”.

 

Rektori Bajram Kosumi, ka falënderuar kryetarin Haziri dhe zëvendëskryeministrin Kelmendi për vizitën dhe mbështetjen lidhur me zhvendosjen e Universitetit “Kadri Zeka” në kampusin universitar.

You Might Also Like