Në mandatin e tij të parë, kur ende ishte i ri në moshë, Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit në cilësinë e të parit të komunës ishte përballur me tërmetin shkatërrues, i cili e kishte goditur Gjilanin. Një fatkeqësi tjetër ka ndodhur në Gjilan të premten që shkoi dhe sërish Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit në cilësinë e të parit të komunës sërish u desh që të menaxhojë këtë situatë.
Ibrahim Ademi, zyrtar për informim dhe Koordinator për Performancë në Komunën e Gjilanit – Kabineti i Kryetarit, e ka vlerësuar lartë kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin, për siç ka thënë, aftësinë e hatashme të menaxhimit të situatave të jashtëzakonshme, siç ishte edhe rasti i fundit, i aksidentit tragjik në Gjilan, ku shoferi i një kamion kishte shkaktuar aksident të rëndë komunikacioni, si pasojë e të cilit kishte mbetur i vdekur një qytetar dhe ishin lënduar 26 të tjerë.
Ademi, thekson se kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri edhe tragjedinë e fundit e menaxhoi në mënyrën ma t’mirë të mundshme.
“Edhe tragjedinë e fundit Luta e menaxhoi në mënyrën ma t’mirë të mundshme, për dallim prej neve, bashkëpunëtorëve aktual, që u hutuem për nji moment edhe s’dishim kah me ia majt”, ka theksuar Ibrahim Ademi, sipas të cilit kryetari i Gjilanit është i lindur për të bërë punë të mëdha.
Ja postimi i plotë i Ibrahim Ademit:
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, qysh thotë populli, e ka sikur mallkim menaxhimin e fatkeqësive.
Në vitin 2002, edhe pse i ri në moshë (ma i ri se unë sot), bashkëpunëtorët e tij tregojnë për aftësinë e hatashme të menaxhimit të fatkeqësisë, pas tërmetit që e goditi këtë qytet.
Edhe tragjedinë e fundit Luta e menaxhoi në mënyrën ma t’mirë të mundshme, për dallim prej neve, bashkëpunëtorëve aktual, që u hutuem për nji moment edhe s’dishim kah me ia majt’.
M’u sillën sot disa pyetje n’kry, çka kishim ba na, qysh kishim veprue në atë moment për koordinim e menaxhim, pa Lutën?
Tani erdha në përfundim dhe thash vet me veti, shyqyr që e kemi për këtë dhe për plot situata të tjera.
Nëse populli i thotë mallkim kësaj pune, unë po them se ai asht i maruem për punë t’mdhaja!