Komuna e Gjillanit ka filluar sot zyrtarisht Manifestimin Tradicional “Flaka e Janarit 2020”. Kreu i komunës Lutfi Haziri me bashkëpuntorë kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, me c’rast potencoi kontributin e heronjve e dëshmorëve, të rënë në etapa të ndryshme të historisë sonë.
Gjatë vizitës dhe homazheve te varrezat e dëshmorëve, Haziri vlerësoi lartë kontributin dhe sakrificën e dëshmorëve dhe heronjve, në nderim e dedikim të të cilëve mbahet tradicionalisht ky manifestim në kontinuitet.
“Në 29-vjetorin e “Flakës Janarit”, ne shënojmë tradicionalisht veprën e dëshmorëve, atdhetarëve dhe kryengritësve të mëdhenj të kombit. Duke e vlerësuar gjithmonë këtë kryengritje të Anamoravës, Karadakut e Gollakut, natyrisht që ne jemi sot krenarë në ditën e Rexhep Malës e Nuhi Bersishës.
Ata kanë ndërtuar ideale dhe me sakrificën e tyre, kanë dhënë dëshmi se si kryengritet për atdhe dhe liri”, ka deklaruar Haziri.
Gjatë ditës janë bërë vizita e homazhe te lapidari i heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe viztë në Kazermën e FSK-së, ndërkaq në mbrëmje do të bëhet ndezja e Flakadanit, që shënon zyrtarisht fillimin e manifestimit të sivjetmë.