Muzikë

Haziri i uron suksese “Mollkuqeve” në festivalin ndërkombëtar të Romës

 

Gjilan, 15 shkurt 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim grupin e qendrës kulturore “Mollkuqet”, të kryesuar nga Arta Haziri-Nuhiu, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në festivalin ndërkombëtar të muzikës për fëmijë, në Romë.

Ai i ka uruar suksese fëmijëve, duke shtuar se “Mollkuqet” po bëhen krenaria e qytetit.

“Është shumë e rëndësishme kur fëmijët në këtë moshë e përfaqësojnë vendin tonë, talentin dhe punën që bëhet këtu. Besojmë që edhe MKRS do ta mbështesë këtë qendër kulturore. Ju uroj shumë suksese”, ka thënë kryetari Haziri.

Drejtoresha e qendrës kulturore “Mollkuqet”, Arta Haziri Nuhiu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen me të gjitha mundësitë e Komunës, derisa ka njoftuar se ky është festivali i dhjetë ndërkombëtar që po marrin pjesë.

“Kudo që kemi shkuar, e kemi përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë, duke i sjell çmime të rëndësishme. Shpresoj shumë që edhe në këtë festivalin e Romës do të arrijmë të kthehemi me çmime”, ka thënë Haziri-Nuhiu.

Ndryshe, në këtë festival, konkurrencës do t’i nënshtrohen 50 shtete.

You Might Also Like