Gjilan

Haziri: Institucionet shtetrore në Gjilan janë të vendosura për të garantuar mbarvajtjen e mësimit në shkolla

 

Gjilan, 14 shtator 2020 – Komiteti i emergjencave për parandalimin e pandemisë globale, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt dhe në analizimin e gjendjes së përgjithshme, ka bërë të ditur se janë kthyer rezultatet e testimit të mësimdhënësve dhe nga të gjitha testimet e bëra, vetëm 4 raste janë konfirmuar pozitive të cilët janë duke u trajtuar nga mjekët.

Në fjalën e tij, në konferencën me gazetar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar të gjitha institucionet shtetrore që me punën e tyre janë të vendosur për të garantuar procesin mësimor në shkolla, ndërsa gjendja me virusin Covid-19 në Gjilan, është e qetë dhe vazhdimisht në rënie.

“Gjindja është e qetë dhe nën kontrollë të vazhdueshëm të ekipeve shëndetësore. Deri tani nga rezultatet e pranuara kemi 4 mësimdhënës që kanë rezultuar pozitiv dhe menjëherë janë marrë masat e nevojshme sipas protokollit shëndetësor dhe në bazë të planifikimit të MASHT-it. Në gjendjen e përgjithshme, Gjilani vazhdon ti ketë 119 raste aktive me Covid-19, nga gjithsej 936 raste pozitive sa kishim që nga 13 marsi e deri më sot. 776 pacient janë shëruar plotësisht dhe për fat të keq 41 pacient kanë humbur betejën me virusin Covid-19. Mostra në pritje janë gjithsej 33, ndërsa të hospitalizuar i kemi 24 pacient, të cilët janë nën monitorimin e vazhdueshëm”, ka thënë në fjalën e tij kryetari Lutfi Haziri.

Apeli i përbashkët është për kujdes maksimal dhe parandalim të virusit, duke përdorur masat mbrojtëse, e deri te vetizolimi nëse paraqiten simptomat, sepse vetëm në këtë formë mund të garantohet shëndeti publik dhe parandalimi i përhapjes së virusit.

You Might Also Like