Gjilan, 22 maj 2020 – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën për media, ka njoftuar se shtatë shtëpi në Gjilan janë akoma në karantinë, apo 32 qytetarë aktiv me Covid-19.
Ai ka kërkuar nga të prekurit që të vazhdojnë t’i përmbahen rregullave të karantinës, duke mos rrezikuar të dalin deri në konfirmimin e negazitivimit përmes testit.
“Kërkoj që të mos lejojnë thyerjen e rregullave të pandemisë. Çdo dalje nga burimi i katër i infeksionit Gjilanit i shkakton problem sistemore sepse ne kemi qenë para mbylljes së inseksionit disa herë. Thyerja e rregullave ka shkaktuar valën e re të të prekurve”, ka thënë Haziri.
Ai u ka uruar shërim të gjithë të prekurve.
“Ata nuk mund të jenë të stigmatizuar dhe nuk duhet të frikësohen as familja, lagja apo fshati sepse është e menaxhueshme në kuptimin shëndetësorë”, tha ai.00
Haziri tha se në tri ditët e fundit janë testuar mbi 100 qytetarë të Gjilanit, të cilët rezultuan negativ me Covid-19, duke shtuar se nga sot fillon testimi i futbollistëve për shkak të përgatitijeve për rifillimin e Superligës së Kosovës.
“Pjesa më e madhe e lojtarëve të SC Gjilani kanë rezultuar në test negativ, por do t’I nënshtrohet edhe pjesa tjetër e klubit, sikurse që do të testohen edhe lojëtarët e FC Drita. Lojëtari që doli pozitiv i FC Drita jeton në Tetovë dhe s’ka pasur kontakte me klubin e as komunën tonë”, ka njoftuar Haziri.
Në fund, Haziri ka kërkuar që të suspendohen masat e kufizimit të qarkullimit të njerëzve.