Gjilan, 17 janar 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nderuar me mirënjohje 20 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Gjilani, të cilët janë shkolluar jashtë vendit.
Kryetari Haziri ka thënë me këtë rast se këto mirënjohje po u ndahen në kuadër të manifestimit kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2019” për suksesin e treguar në ngitjen akademike si kuadër i Ushtrisë së Kosovës dhe angazhimin në misionin fisnik të FSK’së.
Kreu i Gjilanit këtë nderim po ua bënë pjesëtarëve të FSK në përvjetorin e vrasjes së tre kolosëve për lirinë e shqiptarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Pjesëtarët e nderuar me mirënjohje janë:
Sefer Isufi, kolonel
Bafti Lubishtani, nënkolonel
Nevzad Asllani, nënkolonel
Bashkim Hamdiu, major
Veli Murati, major
Estref Uruqi, major
Rasim Syla, toger
Blerim Sahiti, kapiten
Fatlum Demiri, kapiten
Liridon Poroshtica, kapiten
Gëzim Osmani, kapiten
Afrim Xheliri, kapiten
Albian Ajvazi, toger
Besfort Kurtishi, toger
Euron Thaç, toger
Liridona Baftijari, nëntogere
Saranda Lutfiu, nëntogere
Ruzhdi Ali, nëntoger
Dhurim Shemsedini, nëntoger dhe
Art Sahiti, nëntoger