3 maj 2019 – Në prezencën e mijëra njerëzve në Rumlang të Zurich, të premten i është dhënë lamtumira e fundit Rinor Bunjakut, i cili u nda tragjikisht nga jeta më 26 prill.
Në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se do ta kujtojnë gjithmonë si djalë të hareshëm e të buzëqeshur.
“Në emër të qytetarëve të Gjilanit, sot jam i pranishëm i pranishëm dhe jam me Ju, familjen Bunjaku. Shpirti i bardhë i Rinorit sot ndahet nga ne, por do të jetojmë me kujtimet, buzëqeshjen dhe përqafimet e tij. Lamtumirë engjëlli ynë”, ka thënë, ndër të tjera, kreu i Gjilanit.