Gjilan, 16 prill 2020 – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Redzepi, kane nënshkruar marrëveshjen tripalëshe (MAPL – Komunë – SDC-DEMOS) për bashkëfinancim të projektit kapital nga granti i performancës komunale 2020.
Gjilani ka fituar 430 mijë e 423 euro në saje të performancës së mirë nga MAPL-SDC-DEMOS dhe me këto mjete do të ndërtohet stacioni i ri i autobusëve, ku Komuna do të participojë edhe me 269 mijë euro.
Kryetari Lutfi Haziri, e ka falënderuar ministren Redzepi për vlerësimin e lartë për Gjilanin në aspektin e performancës, ndërkaq ka shprehur garancën se ky projekt do të realizohet në mënyrën më të mirë, sikurse edhe ato të mëhershme.
Projekti total i ndërtimit të stacionit të ri të autobusëve kap vlerën e afro 700 mijë euro.
Me grantet e fituara në 3 vitet e fundit, Komuna e Gjilanit ka ndërtuar me bashkëfinancim Rrugën e Kumanovës, rrethrrotullimin në rrugën e Prishtinës dhe rrugët e infrasstrukturën nëntokësore në lagjen Porodin.
Ky grant bashkëfinancohet nga MAPL dhe donatorët mbështetës të qeverive zvicerane, suedeze dhe norvegjeze.