Gjilan

Haziri ngushëllon familjen Bunjaku me rastin e ndarjes tragjike nga jeta të Rinor Bunjakut

2 maj 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Bunjaku me rastin e ndarjes tragjike nga jeta të Rinor Bunjakut, në Zvicër.

“Lajmi për ndarjen nga jeta të djaloshit, Rinor Bunjaku, më ka tronditur mua dhe të gjithë qytetarët e Gjilanit. Marr nga rasti që në këto momente të vështira për Fatmirin si baba i Rinorit, për bacën Sabri dhe gjithë familjen Bunjaku, t’ju shpreh ngushëllimet më të thella.

Është e vështirë kur ndodhin raste të tilla të kemi përmbajtje, mirëpo lutemi të gjithë së bashku që Rinorin ta kujtojmë gjithmonë ashtu siç ka qenë deri sot, siç ka ofruar gjithnjë pozitivitet dhe dashuri për familjen e shoqërinë. Lamtumirë, Rinor”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri. ​

You Might Also Like