Gjilan

Haziri ngushëllon familjen Lecaj me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit e humanistit, Zenel Lecaj

 

Gjilan, 30 nëntor 2020 – Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit e humanistit, Zenel Lecaj, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Lecaj.

 

Në telegram thuhet:

 

“E nderuara familja Lecaj,

 

Me pikëllim të thellë e mora lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të veprimtarit e humanistit të madh, Zenel Lecaj.

 

Ai gjatë tërë jetës së tij punoi në mërgatë, duke i dalë në ndihmë atdheut në vazhdimësi.

 

Familje e nderuar Lecaj, duke qenë se jemi në kohë pandemie kur edhe janë të ndaluara vizitat, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, sikurse edhe miqve e farefisit.

 

Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegram.

 

You Might Also Like