Gjilan

Haziri ngushëllon familjen Mahmuti me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit komunal, Heset Mahmuti

Gjilan, 9 tetor 2020 – Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit komunal të Gjilanit, Heset Mahmuti, kryetari i kësaj Komune, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Mahmuti. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Mahmuti,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit komunal të Gjilanit, Heset Mahmuti.

Hesetin do ta kujtojmë gjithmonë për punën dhe angazhimin e madh shërbimet shëndetësore e sociale.

Ju lutem, pranoni ngushëllimet më të sinqerta, ju familje Mahmuti, shokëve, miqve e farefisit.

Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram.

You Might Also Like