Gjilan, 8 qershor 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Gjilanit, Shefqet Mustafa, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Mustafa. Në telegram, thuhet:
“E nderuara familje Mustafa,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Gjilanit, ish-nëkryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të Lidhjes se Futbollit të ish-Jugosllavisë, Shefqet Mustafa.
Ai do të mbahet në mend si njëri nga njerëzit më të respektuar të Gjilanit, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shumë fusha për të mirën e përgjithshme.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve dhe farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e kryetarit Lutfi Haziri.