Gjilan, 12 janar 2020 – Me rastin e ndarjes nga jeta të zëvendësministrit të Bujqësisë, Nehat Ramadani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Ramadani. Në telegram, thuhet:
“E nderuar familje Ramadani,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të mikut tim tash e 30 vjet, Nehat Ramadani.
Kosova dhe Gjilani ka humbur një njeri të madh e një profesionist të jashtëzakonshëm të shumë fushave, duke lënë boshllëk të madh në jetën institucionale e politike.
Nehati, gjatë 30 vjetëve të fundit, kurrë nuk u ndal së punuari për çështjen e kombëtare dhe për të mirën e përgjithshme.
Ndërkohë, në 20 vitet e pasluftës, Nehati shërbeu në poste të ndryshme ekzekutive e legjislative, në nivel qendror e lokal dhe kudo që ishte, punoi me nder e përkushtim, duke qenë shembulli më i mirë i njeriut dhe profesionistit.
Familje e nderuar Ramadani, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ngushëllime edhe miqve, kolegëve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen.
Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!”, thuhet në telegramin e Hazirit.