Gjilan

Haziri: Partneriteti me donatorët e huaj, është suksesi më i madh i Gjilanit

Gjilan, 28 qershor 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka vlerësuar të suksesshëm gjashtëmujorin e parë të këtij viti sa i përket realizimit të projekteve kapitale dhe projekteve tjera të rëndësishme.

“Gjatë viteve të fundit, Gjilanin e kanë vizituar ministra, presidentë, kryeminsitra,  ambsadadorë, dhe ekipe të qeverive mike, të cilët po na mbështesin jashtëzakonisht shumë. Parneriteti me donatorët, mbetet suksesi më i madh i Gjilanit sepse po ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarvë”, ka thënë Haziri.

Duke folur për gjendjen emergjente të ujit, kreu i Gjilanit ka thënë se fatmirësisht situata është paksa më e mirë tek burimi i ujit “Baja” dhe ai në fshatin Velekincë, duke kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë të kursejnë, teksa ka përmendur investimet në këtë fushë në rrjet.

“Në 12 fshatra jemi duke sanuar rrjetin e ujësjellësin, ndërkaq kemi filluar ndërtimin e rrjetit në Verbicë Kmetocit, Vrapçiq dhe Bilinicë”, ka thënë Haziri në konferencën për media të së premtes.

Si projekte kapitale që po realizohen, Haziri ka përmendur ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, sikurse edhe hyrje-daljet e qytetit.

“Në rrugën Gjilan-Livoç, jemi duke punuar jashtëzakonisht mirë, ndërsa jemi para nënshkrimit të kontratës të rrugës Livoç-Kllokot. Po

ashtu, së shpejti do të fillojmë projektin e zgjerimit të rrugës katër korsi Gjilan-Prishtinë në gjatësi prej 7.2 kilometra”, tha ai.

Si punë të jashtëzakonshme, kryetari Haziri e ka përmendur nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimit të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza me BERZH’in në shumën prej 26 milionë euro, duke shtuar se përfituesit më të mëdhenj do të jenë Malisheva, Uglari dhe Pogragja, që përfundimisht do të hiqet kundërmimi.

“Projekti i përfshinë të gjitha fshatrat e Gjilanit, zonën urbane dhe një pjesë të fshatrave të Parteshit e Novobërdës, të cilët po ashtu do të integrohen dhe do të largohen të gjitha problemet kanalizimeve dhe ujërave të zeza”, pohoi i pari i gjilanasve.

Duke folur për lumin Mirusha, Haziri tha se në fund të këtij viti po i vije fundi projektit me jetëgjatësinë më të madhe, i cili ka nisur në vitin 2006.

“Mbi lumin Mirusha po e ndërtojmë edhe Çarshinë Gilanit, në gjatësi prej 3.2 kilometrash. Përpos rekreacionit, banorët e Balecit, Deremahallës, Dardanisë dhe Qendrës, nuk kanë më nëvojë t’i përdorin veturat, duke eliminuar edhe tollovinë e trafikut. Ajo që është e rëndësishme, me ndërtimin e Çarshisë së Re, Tregut, Sahatkullës dhe shadërvanit te Xhamia e Madhe, Gjilanit po ia kthejmë memorien e trashëgimisë”, ka delaruar Haziri.

I pari i Gjilanit ka nënvizuar edhe projektet tjera që janë në proces të ndërtimit si, Stadiumi i Qytetit, objekti i QKMF, Ambullanta në Llashticë, palestra e pporteve në Zhegër, tri plestra në fshatra, stadiumet ndihmëse, Rrugën e Kumanovës, ndërtimi i qindra projekteve infrastrukturore në qytet e fshatra etj.

”Përpos këtyre, kemi filluar ndërtimin e Tregut të Gjelbërt, derisa do ta ndërtojmë edhe tregun e Kafshëve, Tregun e Plaçkave dhe tregjet tjera. Po ashtu, do të ndërtohet edhe Galeria e re e Qytetit, ndërsa përmes Partneritetit Publiko Privat, do t’I japim mundësi donatorëve te Pendën e Livoçit, Palestra e Sporteve e Stacionin e Autobusëve’, pohoi ai.

Në këtë konferencë, kryetari i Gjilanit tha se do t’i japin hapësirat publike, siç janë rrethrroptullimet dhe këndet tjera për ekspozimin e punës së artistëve, derisa ka paralajmëruar se më 28 nëntor do të vendoset shtatorja e Mulla Idriz Gjilanit, sikurse edhe Memoriali Agim Ramadani.

Në fund, kryetari Haziri iu ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve, duke thënë se deri më 25 gusht, qyteti është i tyre, por u ka kërkuar mirëkuptim për realizimin e punimeve në infrastrukturë.

Me këtë rast, ai ka falënderuar shoqatat e bashkatdhetarëve, me të cilat po realizohen projekte të përbashkëta me Komunën në të mirë të komunitetit.

You Might Also Like