Gjilan

Haziri priti në takim komandantin e ri të KFOR-it turk, Hakan Derican

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it turk (LMT-Gjilan), kapiten Hakan Derican.

Kryetari Haziri, pas e uroi komandatin e ri për marrjen e detyrës së re, potencoi angazhimin dhe bashkëpunimin e mirë që Komuna e Gjilanit e ka pasur në mënyrë permanente me KFOR-in turk, ndërkaq ka shpehur falënderim për mbështetjen në shumë aspekte që i kanë ofruar qytetarëve.

Në këtë takim, kryetari Haziri ka shfaqur zotimin për vazhdimin e bashkëpunimit të Komunës me KFOR-in turk në të mirë të sigurisë së qytetarëve të Gjilanit.

Ndërsa, komandanti i ri i KFOR-it turk (LMT-Gjilan), kapiten Hakan Derican, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen e ngrohtë dhe për zotimin e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Kryetari Haziri dhe kapiteni Derican, gjendjen e sigurisë në Gjilan e kanë vlerësuar të qetë dhe stabile.

You Might Also Like