Gjilan

Haziri i reagon Pal Lekajt: E turpshme të kërkohet largimi i Ambasadorit

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri e ka quajtur të turpshme kërkesën e Pal Lekajt pse kërkoi largimin e Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, i cili tha se me paratë për veteranët e rrejshëm ishin rregulluar plot punë në Kosovë.

Megjithëkëtë, Lutfi Haziri, ka thënë se Ambasadori zviceran e ka thënë një të vërtetë prej pozitës së mikut të Kosovës.

“Ai është sjell, jo si diplomat, por si mik i Kosovës, ai ka folur në Skenderaj si miku më i mirë i shqiptarëve të Kosovës. Nëse dikush si ai përmend probleme të faktuara me të cilat sot prokuroria merret, ne nuk duhet me pas kurrfarë tjera përves me i thanë faleminderit……pastaj e turpshme është me kërku me largu apo me shpall personan non grata ambasadorin vetëm pse është treguar miqësor me Kosovë”, ka thënë Haziri për KOsovapress.

Ambasadori zviceran, Jean-Hubert Lebet, ka nxitur reagime të mëdha në Kosovë pas deklarimeve në Skenderaj se “Zvicra po ndërton ujësjellës në Kosovë, ndërsa ju po i paguani veteranët e rrejshëm”. E gjithë kjo ka marrë një dimension të ri pasi njeriu i kryeministrit Haradinaj, Pal Lekaj, tha se po të kishte kompetenca do ta dëbonte diplomatin zviceran.

Edhe ish-ambasadori i Kroacisë në Kosovë, Zlatko Kramaric, në vitin 2010 kishte trazuar politikën kosovare, duke thënë se ata vendin e trajtojnë si një “lopë qumështi”.

“Shumë prej akterëve të jetës publike dhe politike kanë shndërruar shtetin në lopë qumështi dhe sillen sipas parimit: merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”, ishte shprehur Kramaric, në artikullin e tij “Letër nga Kosova”, që në gazetën kroate është titulluar “Nuk ka dallim mes evropianëve dhe ballkanasve”.

Por, ai nuk ishte ndalur me kaq.

Zlatko Kramaric kishte vazhduar përshkrimin e tij për Kosovën dhe udhëheqësit e saj, duke shkruar se “dëshira për shtetin ende nuk ka kuptimin e asaj që ata që kanë marrë mandatin dhe besimin e qytetarëve të udhëheqin drejt dhe suksesshëm me shtetin” dhe se “askush nuk ka asgjë kundër privilegjeve dhe jetës së lehtë”.

Komentet e diplomatit kishin nxitur një sërë shkrimesh në mediat kroate.

“Slobodna Dalmacia” kishte njoftuar se pas këtij shkrimi, Zlatko Kramaric është “qortuar” nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokovic.

Për këto fjalë atë botë Presidenca e Kosovës në krye me Fatmir Sejdiun kishte reaguar duke thënë se reagimi do t’i përcillet shtetit kroat.

“Ka qëndrim Presidenca për këtë, por ky qëndrim do të përcillet përmes institucioneve”, kishte thënë zëdhënësi i Presidencës së Kosovës për Gazetën Express më 2010.

Kramaric atë kohë ishte dërguar si ambasador i Kroacisë në Shkup

You Might Also Like