Gjilan, 12 prill 2021 – Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram urimi kryetarit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, me lutjen që ky muaj të përshkohet nga toleranca, mirësia dhe solidariteti.
Në telegram thuhet:
“I nderuar kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan z. Naim Aliu,
Të nderuar qytetarë të besimit islam në Gjilan,
Në emër të kryetarit të komunës së Gjilanit ju uroj me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, në të cilin përpos lutjeve, sakrificës, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj Zotit, po e kalojmë edhe një sfidë të ballafaqimit me pandeminë Covid-19.
Uroj që toleranca, mirësia e solidariteti të përcillen tek të gjithë qytetarët e Gjilanit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Zoti ua lehtësoftë agjërimin”, thuhet në telegramin e urimit të kryetarit Haziri.