Gjilan

Haziri uron gjilanasit për ndërrimin e motmoteve, festoni me dinjitet!

Gjilan, 31 dhjetor 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndërrimit të motmoteve, ua ka uruar të gjithë qytetarëve dhe bashkatdhetarëve Vitin e Ri 2020. Në mesazhin e urimit thuhet:

 

“Uroj që viti i ardhshëm të jetë vit më i begatshëm, më i shëndetshëm dhe më me shumë mirësi për të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit, për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, për bashkatdhetarët tanë në Europë e Amerikë.

 

Uroj nga zemra që 2020 të jetë vit edhe më i mbarë dhe i tregimit të madh për Gjilanin në kuptimin zhvillimor.

 

Me këtë rast, apeloj tek të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit që të festojnë me dinjitet ndërrimin e moteve. Gëzuar 2020!”, thuhet në urimin e kryetarit Haziri. ​

You Might Also Like