Gjilan

Haziri uron PD-në e Bujanocit: Për dhjetë vjet u bë aset i rëndësishëm i Kosovës Lindore

Gjilan, 3 korrik 2021 – Me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike në Bujanoc, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka uruar kryetarin e kësaj partie, Nagip Arifi.

Haziri ka thënë se për dhjetë vjet, kjo parti u bë aset i rëndësishëm i Kosovës Lindore.

“Pas miratimit të Rezolutës për të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore, më 3 korrik 20211 u themelua edhe subjekti politik në Bujanoc, Partia Demokratike, në krye me Nagip Arifin, duke u bërë aset i rëndësishëm i vëllezërve tanë.

Në këtë rrugëtim të suksesshëm dhjetë vjeçar, e uroj mikun tim, Nagip Arifin dhe shqiptarët e Bujanocit, duke besuar fuqishëm se edhe në të ardhmen do ta vazhdojnë kauzën tonë të përbashkët që Kosova Lindore t’i bashkohet Republikës amë.

Urime, kryetar Nagip. Urime Kosovë Lindore!”, thuhet në telegramin e urimit të kryetarit Haziri, drejtuar kryetarit të PD dhe të Bujanocit, Nagip Arifi.

You Might Also Like