Gjilan

Haziri viziton kompaninë Renson për të rikonfirmuar mbështetjen institucionale

Gjilan, 27 dhjetor 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me drejtorët komunalë, Valbona Tahiri dhe Bekim Bajrami, kanë vizituar sot kompaninë e sistemit të ventillimit, Renson, ku janë pritur nga pronari, Fatmir Rexhepi.

Kryetari Haziri ka thënë se është krenar me bizneset si Renson, e cila ka të punësuar 15 punëtorë, me tendenca të rritjes së numrit.

“Duke pasur parasysh që ne jemi në trekëndëshin kufitar, ndikimi i këtij brendi europian do të jetë i madh.  Jam i lumtur që njëra prej mekanizmave për përmirësimin e ajrit tashmë ka zënë vend në komunën tonë. Ju uroj suksese dhe iu siguroj për mbështetjen institucionale me të gjitha kapacitetet tona.”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndryshe, Renson është brend ndërkombëtar me seli në Belgjikë, ndërkaq me seli Gjilan është e vetmja përfaqësi e produkteve të ventillimit në Ballkan.

You Might Also Like