Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 19:39, Policia e Kosovës ka pranuar njoftim për një aksident trafiku me të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë përkatëse, përfshirë ndihmën e parë, Njësinë e Trafikut Rajonal dhe hetuesit e aksidenteve.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Togeri Ismet Hashani, ka deklaruar për Radio Star se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy motoçikleta, ndërsa tre persona kanë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Livoç i Ulët, në komunën e Gjilanit, ku si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore shkruan Radio Star.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Togeri Ismet Hashani, ka deklaruar për Radio Star se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy motoçikleta, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku sipas mjekëve, njëri prej tyre është sjellë pa shenja jete. Dy personat e tjerë kanë marrë lëndime të rënda, ku njëri është transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë, ndërsa tjetri po vazhdon trajtimin në spitalin e Gjilanit.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa njësitet e trafikut rajonal po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan deri te ky aksident tragjik./radiostargjilan/





