Shëndeti

Hyseni: Dhurimi i gjakut, një akt simbolik, por me ndikim të madh për ata që kanë më së shumti nevojë

Në kuadër të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin e Spitalit të Gjilanit Afrim Cana, deputetë të Kuvendit të Kosovës, drejtorë komunalë dhe bashkëpunëtorë nga Komuna e Gjilanit, iu bashkuan nismës për dhurimin e gjakut.

“Një akt simbolik, por me ndikim të madh për ata që kanë më së shumti nevojë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, falënderoi ekipin e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut për profesionalizmin dhe përkushtimin e vazhdueshëm.

“Ftoj të gjithë qytetarët që të dhurojnë gjak – është një gjest i thjeshtë që mund të bëjë ndryshim të madh. Dhuro gjak, shpëto jetë”, tha kryetari Hyseni.

You Might Also Like