Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Zhvillim Ekonomik, Haki Huruglica, ka prit në takim Bajram Fushën, drejtor Ekzekutiv i Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë.
“Në takim diskutuam për hapat konkretë që do të ndërmarrim për të forcuar lidhjet tona ekonomike dhe për t’u ofruar bizneseve të Gjilanit qasje më të lehtë në tregun slloven dhe atë evropian”, tha Hyseni.
I pari i komunës theksoi se Gjilani, mbetet i përkushtuar në krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për biznesin, duke ndërtuar ura bashkëpunimi që sjellin zhvillim dhe vende të reja pune për qytetarët tanë.
“Faleminderit z.Fusha për vizitën dhe takimin. Vazhdojmë me punë e përkushtim”, tha kryetari Alban Hyseni.



