Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka uruar zgjedhjen e kryesueses së Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi Kçiku, duke e quajtur një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të institucioneve lokale.
I pari i komunës, tregoi se me 18 vota për, sot u zgjodh kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi-Kçiku.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të institucioneve komunale dhe funksionalizimit të plotë të Kuvendit, si dhe vazhdimit të punës së përgjegjshme institucionale në shërbim të qytetarëve të Gjilanit. Urime kryesueses për detyrën e re dhe suksese në punën e saj”, tha kryetari Alban Hyseni.




