Me kënaqësi sonte e vizitova veteranin e nderuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z.Sami Lakna, të cilin i tërë Gjilani e çmon për kontributin dhe sakrificën e dhënë për lirinë tonë.
Takimi me të ishte plot me emocion dhe respekt të thellë, derisa nga ai mësuam që të mos dorëzohemi para asnjë sfide.
Jam mirënjohës për këtë takim dhe për çdo mësim që marrim nga brezi i luftës, sepse ata janë shembulli më i mirë i atdhedashurisë për vendin tonë.