Me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ky është një moment reflektimi për të gjithë ne, për të rritur mbështetjen dhe për të thyer barrierat e paragjykimit. Çdo hap drejt pranimit është një hap drejt një shoqërie më të drejtë dhe më njerëzore.
“Mbështetja jonë për personat me autizëm dhe familjet e tyre mbetet e palëkundur”, tha kryetari Alban Hyseni.
Ndërsa, drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, tha se: Ritheksojnë përkushtimin e vazhdueshëm për të mbështetur personat me autizëm dhe familjet e tyre.
“Ne do të jemi të angazhuar që të sigurojmë kushte dinjitoze, qasje të barabartë dhe shërbime gjithëpërfshirëse, të cilat i përgjigjen nevojave specifike të secilit individ”, tha Kadriu.
Ajo shtoi se autizmi, nuk është një pengesë për potencialin e një individi, por një thirrje për më shumë mirëkuptim, durim dhe përfshirje nga shoqëria.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, theksoi se përveç ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe sociale, synojnë të rrisin ndërgjegjësimin publik, të luftojnë stigmatizimin dhe të promovojnë pranimin dhe respektin për diversitetin.
“Drejtoria e Shëndetësisë, do të vazhdojë të punojë në bashkëpunim me institucionet relevante, profesionistët dhe organizatat e shoqërisë civile për të fuqizuar shërbimet ekzistuese dhe për të krijuar mundësi të reja për mbështetje, rehabilitim dhe integrim në komunitet”, tha Kadriu Qerimi.
Më tej ajo në këtë ditë të rëndësishme, fton të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e ndryshimit duke treguar mirëkuptim, solidaritet dhe mbështetje për personat me autizëm.
“Së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri më gjithëpërfshirëse, ku secili individ vlerësohet dhe respektohet për atë që është”, tha drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale..





