Gjilan

Hyseni: Projekt 2.7 milionësh i renovimit të Palestrës së Sporteve, sjellë një standard të ri për sportin dhe rekreacionin

Po vijojnë punimet për renovimin e Palestrës së Sporteve në Gjilan, investim prej 2.7 milionë eurove.

Për të parë ecurinë e punimeve ishin edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin dhe këshilltarët komunalë, Arbër Musliun e Besnik Shalën.

“Edhe sot në terren për të parë nga afër punimet e projektit madhor të renovimit të Palestrës së Sporteve në Gjilan, një investim prej 2.7 milionë euro”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit shtoi se përveç modernizimit të hapësirave të brendshme, do të rinovohet edhe pjesa e jashtme, duke krijuar një mjedis të rehatshëm jo vetëm për sportistët, por për të gjithë qytetarët e Gjilanit.

“Ky projekt do të sjellë një standard të ri për sportin dhe rekreacionin në qytetin tonë”, tha kryetari Alban Hyseni.

https://www.facebook.com/share/v/18jnWuja7g/

You Might Also Like