Gjilan

Hyseni: Projekte milionëshe të sportit, po bëhen realitet

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani.
I pari i Gjilanit, tregoi se bashkë me të vizituan projektet e mëdha për sportin që po bëhen realitet në komunën tonë.
“U ndalëm te Stadiumi i Qytetit, ku punët tashmë po vazhdojnë të kryhen me intensitet të lartë. Pastaj edhe te Palestra e Sporteve, ku gjithashtu kanë avancuar dukshëm punimet që po shkojnë veçse drejt fazës së fundit”, tha Alban Hyseni.
Më tej kryetari shtoi se këto projekte milionëshe po bëhen realitet falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm dhe mbështetjes së Qeverisë Kurti.
“Me këto, Gjilani do të ketë infrastrukturë të kompletuar për sportistët tanë që na bëjnë vazhdimisht krenarë”, tha kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like