Po vazhdojnë punimet me intensitet të lartë në ndërtimin e objektit të Stacionit të Autobusëve në Gjilan. Tashmë kati përdhes është drejtë përfundimit dhe pritet të vazhdoj ndërtimi i katit të parë.
Për të parë ecurinë e punimeve, ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike Kushtrim Ibrahimin.
“Stacioni i Autobusëve në Gjilan, po merr formë, më shpejt se që ishte paraparë”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se njërin ndër projektet më të mëdha që po punojnë është edhe Stacioni i Autobusëve, ku është duke u përgatit pllaka e dytë e betonit e katit përdhese dhe pastaj nderohet edhe kati tjetër.
“Jemi shumë shpejt duke punuar dhe jemi para kohës së planifikuar”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.
Ky investim kapë vlerën e rreth 1 milion eurosh që do ta transformojë këtë hapësirë në një qendër moderne dhe funksionale për qytetarët.