Komuna e Gjilanit, edhe sivjet do t’i subvencionojë qiranë e banimit për familjet që nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi dhe gjenden në gjendje të rëndë ekonomike.
Tashmë Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit ka hapur thirrjen për aplikim e cila mbyllet më 30 janar të këtij viti
Të drejtë aplikimi kanë familjet rezidente në Komunën e Gjilanit, të cilat nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi dhe gjenden në gjendje të rëndë ekonomike.
Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, tregon se tashmë kanë hapur thirrjen për aplikim për subvencionim të qirasë.
“Njëra prej politikave të cilat i kemi ndjekur gjatë mandatit të parë, po e vazhdojmë edhe në mandatin e dytë. 163 mijë euro i kemi financuar në mandatin e parë dhe këtë mbështetje po e vazhdojmë edhe gjatë këtij mandati”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, thekson se tash është mundësia që gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje për banim të aplikojnë.
Kryetari Alban Hyseni tha më tej se kanë mbetur edhe pak ditë nga afati për aplikim për subvencionim të qirasë.





