Futboll

Idrizi: Grupit po i mungon përvoja

Deklarata e Shpëtim Idrizit, kryetrajner i Trepçës ’89 pas ndeshjes me Gjilanin

“Të them të drejtën, ndeshja nisi mirë dhe e tillë ishte deri te momenti i golit. Të them të drejtën, pavarësisht që nuk dua të justifikohem për humbjen, kur u shënua goli faulli nuk ekzistoi hiç. Aty ishte edhe kthesa e Gjilanit. Nuk ekzistoi faulli fare, gjyqtari e dha faull. Nga ai moment u shënua edhe goli. Po shënojmë shumë autogola. Duhet të punojmë shumë në këtë drejtim, në aspektin defensiv. Grupit po i mungon eksperienca. Po na penalizon edhe pranimi i shumtë i golave”, ka thënë Idrizi pas ndeshjes për Art Sport.

You Might Also Like