Viti

Iku nga jeta  veprimtari e humanisti Adem Syla nga Debelldeu

 Sot erdhi edhe një lajm jo i mirë nga diaspora, lajmi i  trishtuar për  qytetarët e komunës së Vitisë u prit me pikëllim të thellë, ngase në Gjenevë të Zvicrës  qenka ndarë nga jeta veprimtari dhe humanisti shumëvjeçar Adem Syla, i cili ishte njëri nga themeluesit e  Shoqatës humanitare “VITIA” në Gjenevë. Vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit dhe shokët e tij nga mërgata. Adem Syla ishte njëri nga veprimtarët dhe humanistët më të njohur së bashku edhe me shokët e tjerë, të cilët përmes statuseve të tyre në rrjetet sociale duke shprehur pikëllimin dhe dhembjen për ndarjen nga jeta të shokut të tyre.
Gjithashtu, Syla ka qenë anëtar i LDK-së në Gjenevë dhe i ndjeri njihej si humanist i madh që ka dhënë kontribut në të gjitha aksionet humanitare të organizuara si në Zvicër, ashtu edhe në Kosovë.

 

Edhe Shoqata humanitare “”Nënë Tereza” Zyra rajonale me seli në Viti, ka shprehë pikëllim dhe dhembje për humbjen e madhe me ndarjen nga jeta të humanistit nga Vitia, i cili siç shprehet menaxheri I kësaj zyre, Halit Alidema, ishte gjithmonë pran kësaj shoqate duke shprehë dhembjen për vdekjen e tij ka thënë se Ademi ishte njëri ndër të parët i cili gjithnjë përmes kësaj shoqate ka ndihmuar familjet skamnore. Ai thotë se përmes medieve shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes, miqëve shokëve dhe farefisit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ademin“, ka thënë Alidema.

Bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit, do të bëhet nesër (e shtunë) në varrezat e fshatit Debellde. Aziz Zuka

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

You Might Also Like