Muzikë

Ilda Nuhiu ndezi skenën në talent show-in “We Sing” në televizionin ATV

Mes shumë talentesh të fuqishme, Ilda arriti të rrëmbejë çmimin kryesor – vendin e parë – me interpretimin brilant të këngës “Adagio” nga e madhja Lara Fabian. Me vokalin e saj kristal të pastër, të fuqishëm dhe emocional, ajo la publikun dhe jurinë të mahnitur.

Juria profesionale, e përbërë nga artistë me përvojë të gjatë në skenat muzikore si Sabi Fejzullahu, Adelina Thaçi, Alma Bektashi dhe Dren Abazi, e vlerësuan Ildën duke i thënë se “na le pa fjalë me interpretimin tënd”. Gara këtë vit solli një konkurrencë të jashtëzakonshme talentësh nga mbarë trojet shqiptare.

Autori dhe drejtuesi artistik i “We Sing”, kompozitori i njohur Rinor Ukimeri, u përkujdes që show-i të ishte një ngjarje e veçantë muzikore, duke i dhënë hapësirë talenteve të rinj të shkëlqejnë.

You Might Also Like