KULTURA

Ilir Geci mbetet ikonë e kulturës dhe artit

Me pikëllim të thellë njoftojmë opinionin publik për ndarjen nga jeta të ikonës së kulturës dhe artit, Ilir Geci, një prej figurave shumë të rëndësishme të jetës kulturore të qytetit tonë dhe më gjerë.

Kontributi i tij si krijues, veprimtar kulturor dhe njeri i përkushtuar ndaj vlerave shpirtërore të kombit do të mbetet i paharruar për brezat që vijnë.

Për nder të jetës dhe veprës së tij, nesër më 25.06.2025, në ora 12:00 në mesditë, në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan, do të mbahet mbledhja komemorative ku do të kujtojmë, nderojmë dhe ti japim lamtumirën e fundit figurës së tij të jashtëzakonshme.

Ftojmë të gjithë qytetarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe dashamirësit e kulturës të marrin pjesë në këtë homazh të dinjitetshëm për njeriun që i dha shumë shpirt e dritë qytetit tonë.

Pusho në paqe Ilir Geci.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Komuna e Gjilanit

You Might Also Like