Gjilan

Ilir Vokshi, është emëruar ushtrues detyre i drejtorit në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini”

Ilir Vokshi, mësimdhënës i historisë dhe koordinator i cilësisë në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” është emëruar ushtrues detyre i drejtorit në këtë institucion, pas avancimit në detyrë të drejtorit të deridjeshëm, Jeton Rexhepi, i cili është emër drejtor në Drejtorinë e Arsimit në Gjilan.

Pas emërimit ushtrues detyre i drejtorit në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini”, Ilir Vokshi ka deklaruar:

“Sot kam pranuar me nder dhe përgjegjësi detyrën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan. Besimin e dhënë e konsideroj një obligim të rëndësishëm profesional dhe institucional për të udhëhequr me përkushtim, transparencë dhe vizion, në funksion të avancimit të rezultateve, rritjes së cilësisë në arsim dhe forcimit të mëtejmë të vlerave të përbashkëta të shkollës sonë”, ka thënë Vokshi, i cili i ka shprehur mirënjohje drejtorit të deritanishëm Jeton Rexhepit për kontributin dhe përkushtimin në zhvillimin e gjimnazit, si dhe ka falënderuar stafin e shkollës, nxënësit dhe prindërit për mbështetjen e vazhdueshme.

“Përmes bashkëpunimit, përgjegjësisë së përbashkët dhe angazhimit profesional, do të punojmë që Gjimnazi “Zenel Hajdini” të vazhdojë të jetë shembull i disiplinës cilësisë, dhe suksesit”, ka thënë ai.

You Might Also Like