Zgjedhjet Lokale 2025

Iliriana Uruqi: Do të jem zëri i mësuesve, prindërve, nxënësve dhe çdo qytetari që beson në transparencë, barazi dhe drejtësi

Iliriana Uruqi (Nr. 36 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje) ka përfunduar Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë Shqipe, si dhe studimet Master Shkencor në të njëjtën fushë, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Me mbi 12 vite përvojë pune në arsimin e mesëm të ulët, ajo ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj. Aktualisht, punon si mësimdhënëse në shkollën “Musa Zajmi” në Gjilan.

Përtej profesionit si profesoreshë, Iliriana është një aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo ka zgjedhur të kandidojë për Asamblenë Komunale të Gjilanit me numrin 36, në mbështetje të vizionit dhe punës së kryetarit Alban Hyseni, sepse beson fuqishëm se ndryshimi i madh fillon nga niveli lokal dhe se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet në çdo vendimmarrje.

E njohur për përkushtimin dhe ndershmërinë e saj, Iliriana vjen nga rruga e arsimit – duke i njohur nga afër sfidat e fëmijëve, prindërve dhe mësimdhënësve. Për të, arsimi është themeli i një shoqërie të shëndoshë dhe prioriteti që hap rrugë zhvillimit të drejtë për gjithë qytetin.

Si përfaqësuese në Asamble Komunale, Iliriana Uruqi angazhohet të jetë zëri i mësuesve, prindërve, nxënësve dhe çdo qytetari që beson në transparencë, barazi dhe drejtësi. Me vizionin dhe përvojën e saj, ajo synon një Gjilan më të zhvilluar, më të barabartë dhe me arsim cilësor – krah për krah me vizionin e Alban Hysenit, sepse e ardhmja ndërtohet sot.

You Might Also Like