Në një kohë kur Gjilani ka nevojë për frymë të re, për ide të guximshme dhe për njerëz që punojnë me zemër, në skenën politike po shfaqet një emër që mishëron suksesin, humanitetin dhe dashurinë ndaj vendlindjes, ai është Ilmi Mustafa.

I njohur për veprimtarinë e tij të gjatë si afarist i suksesshëm në Gjermani, ai ka mbetur gjithmonë i lidhur me njerëzit e tij dhe me atdheun. Sa herë që ka pasur nevoja e sfida, ai ka qenë ndër të parët që ka ofruar ndihmë, duke dëshmuar jo vetëm forcë profesionale, por edhe shpirt të madh human.
Sot, këtë përvojë dhe përkushtim ai dëshiron ta vë në shërbim të qytetit të tij. Si kandidat për Asamblenë Komunale të Gjilanit me numrin 7 nën siglën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ilmi Mustafa vjen me një vizion të qartë, të sjellë zhvillim, dinjitet dhe mirëqenie për çdo qytetar.

Ai beson se përparimi nuk është vetëm në projekte dhe numra, por në krijimin e mundësive të reja, në mbështetjen e familjeve dhe në forcimin e besimit mes qytetarit dhe institucioneve. Me përvojën e një menaxheri të dëshmuar dhe energjinë e një njeriu që punon me zemër, ai e sheh Gjilanin si qytet që mund të ngrihet më lart.
VOTO AAK 174
VOTO Ilmi Mustafa 7