Futboll

“Intelektualët” dalin me komunikatë

Grupi i tifozëve të klubit futbollistik “Drita” nga Gilani, “Intelektualët”, në një përgjigje përmes e-mailit kanë thënë se në fillim e kanë përkrahur Shqipërinë si grup me simbole të “Intelektualëve”, por pas një kohë kanë vendosur ta përkrahin këtë kombëtare së bashku me tifozërinë “Tifozat Kuq e Zi” nën emrin e tyre në mënyrë që mos të bëjnë ndasi.

“Në fillim kur kemi shkuar ta përkrahin Shqipërinë, në disa raste kemi shkuar me transparent të “Intelektualëve” por pas një kohe Shqipërinë kemi vendosur ta përkrahim së bashku me tifo grupin “Tifozat Kuq e Zi” nën emrin e tyre, për të mos bërë ndasi, por ta përkrahim së bashku në një emër, me tifo grupin zyrtar te kombëtares. Ende vazhdojmë ta përkrahim në këtë mënyrë, pasi shumë anëtarë tonë janë në tifo grupin “Tifozat Kuq e Zi”, thuhet në përgjigjen e “Intelektualëve”.

“Intelektualët” kanë shpjeguar se kanë qenë përkrahës të krijimit të një tifozërie të përbashkët të quajtur “Dardanët” për Kosovën. Ata thonë se në ndeshjet e para të Kosovës, tifozët “Dardanët” përbëheshin prej shumë tifo-grupeve dhe kishin një mentalitet të pastër të një tifo-grupi.

“Përfaqësuesen tonë siç e dimë të gjithë kemi qenë ndër tifo grupet e para që kemi qenë pro përkrahjes dhe krijimit të një tifozërie me emrin e përbashkët “Dardanët” ne ndeshjet miqësore që i zhvillonim në Mitrovicë, dhe atëherë grupimi “Dardanët” ishte më serioz sa i përket synimeve të një tifo grupi, sepse në të bënin pjesë edhe shumë grupime tjera, me një mentalitet më të pastër të një tifo grupi, këta ishin “Dardanët” e vërtetë sepse aty bënin pjesë thuajse të gjithë tifo grupet Kosovare”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Por pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA e FIFA, ky grup thotë se gjërat ndryshuan.

“Pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, ndodhi që kryesia aktuale e këtij tifo grupi të ndërrojë qasjen e tifo grupit dhe filloi të punojë për interesa personale të personave të caktuar dhe jo për të mirën e tifo grupit dhe me disa mesazhe kundër kombit tonë”, thuhet në përgjigjen e “Intelektualëve”.

“Andaj ne vendosëm që mos ta përkrahim më Kosovën me emrin “Dardanët” por vazhduam qe në shumë ndeshje të jemi prezentë në stadium e në përkrahje individuale të përfaqësueses”, thuhet në përgjigje.

 

You Might Also Like